Liverpool triumfon ndaj belgëve të Genkut (Video)

Liverpool ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve, duke fituar në ‘Anfield Road’ ndaj belgëve të Genk me rezultat 2 – 1.

Mesfushori Georginio Wijnaldum në minutën e 14’, kaloi Liverpoolin në epërsi 1 – 0.

Fundi i pjesës së parë solli barazim të rezultatit, me mysafirët që shënuan përmes Mbwana Samata.

Liverpool e nisi me intensitet të lartë pjesën e dytë, duke kërkuar menjëherë golin.

Presionit të Liverpool nuk i qëndroi gjatë Genk, që u ndëshkuan nga Alex Oxlade Chamberlain, që në minutën e 53’, i cili shënoi për 2 – 1.

https://streamable.com/7h5ef