Asnjë humbje jete, 22 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 22 qytetarë.

Sipas MSHMS, kanë rezultuar pozitivë 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

“Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.

Statistika (25 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë    14

Të shtruar në spitale      9

Humbje jete në 24 orë  0

Testime ditore                4078

Testime totale            879,340

Raste pozitive            132,875

Raste të shëruara      130,139

Raste Aktive                      280

Humbje jete                  2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98

Elbasan            30

Kukës                29

Vlorë                26

Lezhë              26

Durrës              18

Shkodër          17

Fier                  14

Berat              13

Korçë                6

Gjirokastër        3