Asnjë i vdekur dhe 33 raste të reja me koronavirus brenda ditës në Kosovë

Ka shkruar në 15 mijë e 971 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se ka shkuar në 15 mijë e 971 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, kjo pasi që në 24 orët e fundit nga 711 teste të bëra, 33 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 46 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 14 mijë e 189, përderisa janë edhe 1 mijë e 144 raste aktive me koronavirus.

Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, nga 33 raste të reja pozitive, 14 kanë qenë nga kryeqyteti.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

46 TË SHËRUAR DHE 33 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 711 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 33 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!.