Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë, mposht Shahtarin në Ukrainë dhe kualifikohet tutje (Video)

Berat Gjimshiti do të luajë në fazën e 1/8-ave të Championsit. Skuadra e Atalantës, kua luan dhe mbrojtësi kuqezi, bëri mrekullinë duke fituar 0-3 në stadiumit “OSC Metalist” të Kharkivit me Shakthar Donetsk dhe e ndihmuar edhe nga “dhurata” e Manchester Cityt, që mposhti Dinamon e Zagrebit, kalon fazën e grupeve, duke u renditur mes 16 më të mirave të Europës.

Shtatlarti shqiptar luajti titullar në qendër të mbrojtjes duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses historik të bergamaskëve.

Zikaltrit shënuan dy herë në pjesën e dytë me Castagne, Pasalic dhe Gosens. Në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 0-1, Dodo i Shahtarit u ndëshkua me kartonin e kuq.

https://www.youtube.com/watch?v=MF9hhcoUBFc