Audio-incizimet ku i përmendej emri, Driton Muharremi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në KGJK

Pas publikimit të audio-incizimeve nga portalin Shqip.com, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Driton Muharremi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit në këtë këshill.

Në letrën që Muharremi i ka dërguar kryesuesit të KGJK-së, i njëjti ka thënë se përkundër faktit se këto incizime janë të orkestruara nga grupe interesi, qëllimi i tij është mbrojtja kredibilitetit të institucionit të KGJK-së.

“Jeni dëshmitarë te disa incizimeve jo ligjore te publikuara këto dite nga një portal në Kosove ku une dëgjohem duke biseduar me një person! Edhe pse konsideroj se këto incizime janë keqinterpretuar, nuk kane asgjë te bëjnë me atë qe dikush pretendon te duken dhe jane komplet te orkestruara nga grupe interesi, se nuk kane te bejne fare as me punen time si gjyqtarë e as i anetare i KGJK-se ( pasi qe ne ate kohe nuk kam qene anetare i KGJK-se) per cka besoj qe kjo do te vertetohet ne ditet ne vazhdim, jap doreheqje te parevokueshme nga pozita e anetarit te KGJK, me te vetmin qellim qe institucioni i KGJK-se te mbetet i pa kontestuar jo vetem nga publiku por edhe nga grupet e interesit qe kane tendenca te nderhyrjes ne sistemin gjyqesor!”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Muharremi, raporton “Betimi për Drejtësi”.