Autobusi përplas për vdekje kalimtarin

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelice një autobus me drejtues L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet procedurale.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale.