Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe  rajoni.

Ndryshe autostrada “Arbën Xhaferi” ka edhe urën që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada është ndërtuar nga urat gjigante që i kanë dhënë pamje të veçantë, raporton RTKlive.

Autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 650 milionë euro.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.