Barcelona merr tri pikë kundër Valladolid, Messi shkruan historinë në La Liga

Barcelona ka arkëtuar tri pikë të reja në kuadër të La Liga.

Në udhëtim kundër Real Valladolid, Barcelona ka shënuar një fitore minimale, me rezultatin 0- 1.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 15’, kur Lionel Messi dhuroi një asistim për Arturo Vidal, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Barcelonës.

Me këtë asistim, Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Liga që arrin të regjistrojë 20 gola dhe 20 asistime në një sezon,

Me këtë fitore të siguruar sonte, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve për pozitën e dytë, duke u afruar në vetëm një pikë me Real Madrid që është lider.

Real Valladolid mbetet me 39 pikë në pozitën e 14-të në tabelë.

https://www.youtube.com/watch?v=b_e6MnMJYRU