Avioni luftarak britanik rrëzohet në Detin Mesdhe

Një avion luftarak i Forcave Ajrore Britanike F-35 u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një fluturimi rutinë.  Piloti u detyrua të përdorë lëshuesin dhe u kthye i sigurt në aeroplanmbajtës.

Sipas mediave, nuk konsiderohet e mundshme që të ketë pasur një veprim armiqësor. Ndërkaq, sipas autoriteteve britanike, ngjarja ka ndodhur në orën 13.00, në ujërat ndërkombëtare.

Piloti u gjet dhe u transportua në aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet.

Lapsi.al