Avni Arifi del nga mbledhja e Ekipit Negociator

Njëri nga përfaqësuesit e Kosovës në Dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka lëshuar mbledhjen e sontme të Ekipit Negociator.
Ende nuk dihet nëse ky takim mes këtij grupi ka përfunduar apo jo, por, Klan Kosova ka kapur momentin kur Arifi ka dalur jashtë ndërtesës ku po zhvillohej mbledhja e Ekipit Negociator, njofton Klan Kosova.
Duke qenë se vetëm Avni Arifi nuk ishte pjesë e këtij takimi, të tjerët nuk janë parë të dalin jashtë ndërtesës.