OVL UÇK-së i mbërrijnë në zyrë mbi 4000 dosje nga Specialja (VIDEO)

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mëngjes ka pranuar në zyrat e saj një pako me mbi 4000 dosje nga Gjykata Speciale.

Kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati ka thënë se nuk e dinë përmbajtjen e tyre.

“Në ora 9 e 15 të mëngjesit ka ardhur një paketë në organizatë që nuk e dimë ka ardhur. Në këtë paketë janë mbi 4000 dosje të Gjykatës Speciale. Çka janë ato dosje iu informon nënkryetari Nasim Haradinaj”, ka thënë ai.

Më gjerësisht video e konferencës për medie: