Avokati i Thaçit ankohet se qeveria Kurti kërkoi përmes dikujt dëshmitarë katolik të rremë

Pas pushimit veror ka filluar gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas kalendarit, për katër ditë rresht të kësaj jave pritet të mbahen seancat dhe dy javë të tjera të këtij muaji.Para se të shkojnë në pushim, tri javë më parë është mbajtur dëgjimit i 15 dëshmitarëve të parë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar.

Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Gjithashtu kundër tyre janë ngritur edhe pretendime për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe sot në fillimt të seancës ka treguar se qeveri e Kurtit ka kërkuar që përmes një person të gjejë disa dëshmitarë të rremë katolik.

“Ka shumë artikuj të cilët janë botuar në Prishtinë ku një person shtetas Gjerman është takuar nga qeveria e Kosovës ku ky person në Gjermani të gjejë 4 dëshimtarë të rremë katolik kundër Hashim Thaçit”, ka thënë ai.