Pallaska: VV’ja dëshiron një shoqëri të nënshtruar, janë një tufë e njerëzve frikacak

Dastid Pallaska analist politik ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ku ai VV’në e ka quajtur një parti frikacake.

Ai tha se kjo parti dëshiron një shoqëri të nënshtruar.

Pallaska tha se kësaj partie askush nuk do të ia sheh hajrin, ku tha se po thirren se do tii fitojnë 50% të votave ndërkaq në anën tjetër frikësohen prej një njeriu, përcjell Periskopi

“Problemi i VV është përkundër dhunës që paraqitën në publik, në fakt janë një tufë e njerëzve frikacak, një parti e cila ka pretendimet që ti fitoj 50% e të frikësohet prej një njeriu . Forcat e tilla e dëshirojnë një gjë që të gjithë të jenë të nënshtruar, ky diskurs politik. Unë nuk e kam ndërruar asnjëherë mendimin. Unë nuk mundem mi kthy ata në shkollë fillore, atyre kurrë në jetë nuk mundet me ja pa hajrin”, tha ai.