Avokati Musa: Veprat e krimeve të luftës nuk parashkruhen përderisa individi është gjallë

Avokati Skender Musa ka thënë se veprat për krime lufte nuk parashkruhen përderisa individi është gjallë.

“Veprat e krimeve të luftës, përderisa individi është gjallë, nuk parashkruhen, pavarësisht a i pushojnë hetimet me një aktvendim, mund të hapen prapë”, tha ai në T7.

Musa ka përmendur një rast të një kroati që në moshë të shtyrë ishtë dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare dhe i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte gjatë luftës së Dytë Botërore.

“Ai i kishte ndihmuar nazistëve”, tha Musa.