Formacionet zyrtare: TNS – Feronikeli

TNS dhe Feronikeli kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme, e cila fillon në ora 20:00.

Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin ‘Park Hall’ kuadër të raundit të parë kualifikues në UEFA Ligë të Kampionëve.

Kampioni i Kosovës ka vendosur Rexhën si udhëheqës të linjës frontale, Jean Cariocën, Fazliun dhe Zekën në mesfushë dhe Bojkun me Dabiqajn si mesfushorë defanziv.

Në mbrojtja janë Potoku, Lladrovci, Prekazi dhe Islami, ndërsa Deniz Troshupa qëndron para portës.

Fituesi i kësaj faze luan në raundin e dytë me skuadrën e Kobenhavnës.