Bali Muharremaj nuk i shkon Kurtit në takim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj nuk do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së kryeministrit Albin Kurti për takim me kryetarët e komunave të vendit, shkruan lajmi.net.

Nga Komuna e Suharekës kanë të ditur për lajmi.net se Muharremaj nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

“Kemi respektuar thirrjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës për të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti”, janë përgjigjur shkurt nga Komuna e Suharekës.

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë ftuar në takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19, por Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë kryetarëve që mos të marrin pjesë në këtë takim.