Ballkani shkatërron 1-4 Larnen, humbje e thellë e Dukagjinit

Ballkani tregon supermacinë ndaj Larne edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Irlandën e Veriut.

Kampionët e Kosovës fituan thellë 1-4 në transfertë dhe kualifikohen në raundit tretë (do të ketë përballë Lincoln Red Imts të Gjibraltarit) të Conferencë League, ku do të ketë shanse të mira për të kaluar në play off.

Pjesa e parë u mbyll me epërinë e dyfishtë të Ballkani falë dygolëshit të Nazmi Gripshit (27’, 36’).

Pjesa e dytë nisi sërish me gol, që mban firmën e Rrahmanit.

Bonis i vendësve shkurtoi diferencën në 1-3 fale ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi, ndërsa llogarite me Larnen i mbylli Kryeziu në minutën e 66-të me golin e 1-4. Ballkani avancon me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Sikurse pritej, mbyllet aventura e Dukagjinit në Evropë. Skuadra nga Klina u mposht thellë 6-1 nga Rijeka, që e kishte fituar edhe sfidën e parë në Kosovë 0-1.

Golin e vetëm të Dukagjinit në fushën e Rijekës e realizoi Zylfiji.