Banka Botërore paralajmëron pasoja të rënda ekonomike në Kosovë nëse pandemia vazhdon

Banka Botërore bën të ditur se është duke përfunduar një program në vlerë prej rreth 120 milionë eurosh për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin dhe zbutjen e ndikimit të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Një raport i kësaj banke vë në pah se Kosova, ngjashëm me vendet e tjera të rajonit, do të pësojë tkurrje ekonomike në vitin 2020, si pasojë e masave parandaluese ndaj koronavirusit, madje edhe nëse këto masa hiqen në tremujorin e dytë të vitit./VOA