Barcelona e mposht me lehtësi Manchester Utd, kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (Video)

Barcelona ka deklasuar sonte Manchester United me rezultatin 3 – 0 në “Camp Nou”, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. .

Serinë e golave e hapi Lionel Messi, fillimisht në minutën e 16-të, pastaj edhe golin e dytë Messi e shënoi në minutën e20-të.

Për golin e tretë u përkujdes mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, i cili shënoi në minutën e 61-të.

Barcelona në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit çerekfinal mes Liverpoolit dhe Portos.

https://streamable.com/g6rsj