Barcelona triumfon ndaj Celta-s me rikthim

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë përballë Celta Vigos.

Katalonasit fituan me rezultat 3-2 por deri në fund të ndeshjes ishin duke humbur 0-2.

Golat për Celta Vigon i shënuan Larsen në minutën e 19-të dhe Douvikas në minutën e 76-të.

Në anën tjetër për Barcën, dy gola i shënoi Lewandowski (81’ & 86’) dhe një tjetër nga Cancelo (89’).

Me këtë fitore, Barca është në vendin e parë me 16 pikë aq sa ka edhe Girona dhe një më shumë se Reali.