Bashkëshorti ju vra para syve në Londër, shfaqet për herë të parë gruaja e “bossit” shqiptar

Flamur Alex Beqiri u vra në derën e shtëpisë së tij më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, në sy të gruas dhe djalit të tyre.

Dhe bashkëshortja e tij, Debora Beqiri është shfaqur për herë të parë pas ngjarjes tragjike ajo shihet me cigare në gojë me një nga mikeshat e saj.

Kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga ngjarja e rëndë, ajo ka vendosur të hapë llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar disa fotografi nga përditshmëria.

Flamuri i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Mediat britanike shkruajnë se ekzekutimi i 36-vjeçarit është i lidhur me disa vrasje në Suedi, ku Beqiri figuronte ne 2008-tën si njëri prej njerëzve më të kërkuar në vend.