Bayern nuk mbahet në fillim dhe në minutat shtesë, barazon me Augsburgun (video)

Bayern Munich nu ka arritur që të shënojë fitore në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.

Bayern nuk e nisi aq mirë ndeshjen kundër Augsburg, duke gjetur vetën në disavantazh qysh në minutën e 1’.

Reagimi i bavarezëve erdhi shpejt, kur me anë të Lewandowski arritën të barazojnë në minutën e 14’.

Përmbysjen për kampionët në fuqi të Bundesliga e siguroi Serge Gnabry, kur në minutën e 49’ arriti të tundte rrjetën.

Kur bavarezët po përgatiteshin për fitoren, atëherë në skenë u shfaq Finnbogasson, i cili në minutat shtesë barazoi për 2:2.

Me këtë rezultate, Bayern numëron 15 pikë në pozitën e tretë të tabelës, kurseAugsburg pozicionohet në pozitën e 15-të me 6 pikë.

1:0

1:1

1:2

2:2