Begaj viziton Kosovën në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të qëndrojë në Kosovë në prag të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ora 11:00, ndërsa që agjenda e plotë e tij në Kosovë ende nuk është bërë e ditur./Fokusi.info/