Bëhen homazhe për dëshmorin, Ferki Aliu

Me rastin e 20 vjetorit të dëshmorit Ferki Aliu, komandant “Ferra, u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta në Vushtrri dhe Mitrovicë, bashkëluftëtarët e tij, qytetarë dhe familjarë, shkruan Fokusi.info.

Po ashtu, u bënë homazhe edhe tek lapidari që gjendet në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Ferki Aliu ishte veprimtar i hershëm i lëvizjeve ilegale të vendit, si dhe ishte ndër themeluesit e Zonës Operative të Shalës. Ai ishte ndihmës komandant për zbulim dhe kundërzbulim në Brigadën 142 të Zonës Operative të Shalës.

Për nder të tij, stadiumi i qytetit në Vushtrri, mban emrin e dëshmorit Ferki Aliu/Fokusi.info.