Behgjet Pacolli i’a dorëzon zyrtarisht detyrën Glauk Konjufcës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim sot ministrin e ri të këtij dikasteri, Glauk Konjufcën, të cilit ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e shefit të MPJ-së.

Glauk Konjufca u zgjodh si ministër i punëve të jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dje në seancën për formimin e qeverisë.

“Është profesionist dhe këtë punë ai do ta kryejë me shumë përgjegjësi, sot kam nderin të dorëzojë disa rekomnadime, unë kur kam ardhë nuk kam marrë asgjë. Jam mundu që sot punën time ta adresoj me atë që është bë dhe me rekomandime se çka duhet të bëhet në të ardhmen”, tha Pacolli në takimin me Konjufcën.