Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një e mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’ në afërsi të fshatit Gziq ku shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e autostradës .

Ndërkohë që fatkeqësisht ka ndërruar jetë mitura e cila ishte pasagjere në mjetin tip ‘Toyota Yaris’

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasagjerja është vajza e drejtuesit të mjetit. Ende nuk dihen shkaqe të tjera të ngjarjes.