Behramaj nga Presidenca sulmon kryeministrin për deklaratën e Gjykatës Kushtetuese dhe Mandatarit

Adil Behramaj, që është këshilltar i Presidentit Thaçi, ka analizuar me një gjuhë të papërshtatshme disa deklarata të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në të parën, Kurti deklaron se “Nuk është Gjykatë Kushtetuese që ta dijë nëse e ka shkelur Kushtetutën” për vendimin e qeverisë që t’i ashpërsonte masat duke i mbajtur qytetarët për 22 orë e gjysmë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Behramaj deklaron se “edhe studentët e vitit të parë të juridikut e dinë që e ka shkelur Kushtetutën”, përcjell Periskopi.

Ai po ashtu ka thënë se sa i përket mandatarit, Kurti “në mënyrë meskine e si një gjykatës amator” po e intepreton atë.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh Presidenca po përfshihet në luftën mes VV-së dhe LDK-së, që krijoi dilemën në vend nëse duhej të kishim zgjedhje të reja apo qeveri të re me kompetenca të plota.

Për më tepër, z.Behramaj e quan edhe “hipokrit” Kurtin, që po shpërfillte hierarkinë dhe rendin kushtetues.

Statusi i plotë:

Sa po mundohem ta kursej, ky veç kur po shkreton. Për masat që edhe studentët e vitit të parë të juridikut e dinë që e ka shkelur Kushtetutën, po thotë që nuk është Gjykatë Kushtetuese që ta dijë nëse e ka shkelur. Kurse, për mandatarin, përveç që po interpreton në mënyrë meskine si një gjykatës amator, duke marrë vetëm çfarë i duhet nga Kushtetuta dhe anashkaluar çdo gjë që nuk i duhet, ai po mundohet edhe Kuvendit e Presidentit t’ua cenojë kompetencat kushtetuese. Plus me shpërfillje të hierarkisë dhe rendit kushtetues. Si hipokrit ka qenë më i rafinuar dhe më i talentuar sa ishte në opozitë!