Belgjika – Italia, formacionet e mundshme

Belgjika do të përballet me Italinë në çerekfinale të “Euro 2020” nga ora 21:00.

Këto dy Kombëtare janë përballur gjithsej 22 herë, ku prej tyre 14 fitore kanë italianët ndërsa belgët katër dhe katër herë janë ndarë baras.

Mirëpo, Belgjika ka treguar formë të lartë duke mposhtur kampionin aktual, Portugalinë. Edhe Italia ka treguar fuçinë e saj në ndeshjet e mëparshme dhe në këtë duel mund ta ketë iniciativën.

Për Belgjikën, De Bruyne dhe Hazard janë në dyshim, mirëpo kanë shans të paraqiten në rast se rikuperohen. Ndërsa për Italinë pritet të rikthehet kapiteni, Giorgio Chiellini.

Formacionet e mundshme të Kombëtareve.

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; T. Hazard, Witsel, Tielemans, Meunier; E. Hazard/Mertens, Lukaku, Carrasco/De Bruyne.

Italy: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne