Bayern Munich barazon rekordin e Milanit në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich është kualifikuar për herë të 11-të në finale të Ligës së Kampionëve

Skuadra gjermane sonte e mposhti Lyonin me rezultat 3-0 në gjysmëfinale, derisa tani në finale do të përballet me PSG-në, shkruan Reporteri.net

Bayerni do të luajë për herë të 11-të në një finale të Ligës së Kampionëve, duke barazuar Milanin, që poashtu ka luajtur 11 herë në finale.

Ndërkaq, Real Madridi mban rekordin për më së shumti finale të luajtuar, gjithsejt 16.