Beqiri: S’ka pasur asnjëherë “thika” mbi hartën e Kosovës nga SHBA-të

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka falënderuar SHBA-të, pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, teksa shton se nuk ka pasur asnjëherë thika mbi hartën e Kosovës nga shteti amerikan.

Ai thotë se në Shtëpinë e Bardhë ka pasur dhe ka vetëm përkrahje për shtetin tone, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Nuk ka pasur asnjëherë dhe as nuk ka nga SHBA

“Thika” mbi hartën e Republikës së Kosovës.

Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur dhe ka vetëm përkrahje për shtetin tonë, e sot me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, ne përkrahemi me investime miliarda dollarëshe në vendin tonë.

Faleminderit dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!????
I.B