Berisha për sulmet ndaj Policisë në veri: Nëse vazhdon edhe për 2-3 ditë, kemi të bëjmë me një grup kontrabande

Policia e Kosovës është sulmuar për të pestën herë në pikat kufitare të vendit. E, këto sulme sipas krerëve të shteti po vijnë nga ana e Serbisë, madje nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla u vlerësua si akt terrorist.

Situatën e ka komentuar edhe ish-komandanti në Koshare, Hisen Berisha.

Në një prononcim për Periskopin, Berisha ka thënë se këto janë provokime nga grupet kriminale të cilat kanë mbetur në atë pjesë vendit dhe nuk kanë drejtë të shkojnë Serbi.

“Një nivel i tillë i thirrjeve dhe provokimeve të grupeve kontrabanduese nuk do të thotë që është provokim për luftë. Në qoftë se kjo përsëritet për dy tre ditë rresht është tregues se kemi të bëjmë me një grup kontrabande që është disloku në pjesën veriore të vendit”, tha Berisha.

Tutje ai shtoi se në atë pejsë ku rrezikohet Policia dhe territori, institutcionet duhet të vendosin rregullin e ligjin.

“Duhet që me çdo formë ligjore të vendosin rregullin dhe ligjin në atë pjesë të territorit”, tha ai për Periskopin.

Kujtojmë se për sulmet ndaj Policisë së Kosovës kanë reaguar edhe BE-ja e OSBE.