Bunkeri i Hitlerit që sikletos ende zyrtarët lokalë

Afër Soissons, një kompleks kolosal betoni mban të vetmin nga 10 bunkerët e Hitlerit ende të paprekur në Europë, një trashëgimi e harruar që vazhdon t’i vendosë në siklet zyrtarët lokalë. Çfarë duhet bërë me të?

Në qendër të këtij ndërtimi të jashtëzakonshëm, i gjatë 6 km dhe me plot 850 struktura betoni me 450 bunkerë, gjendet bunkeri i Fyhrerit, ku diktatori nazist ka mbajtur edhe një takim me zyrtarët e tij të lartë më 17 qershor 1944, plot 11 ditë pas asaj që njihet si “D-Day”, apo “Dita e fitores”.

“Ai ka ardhur këtu vetëm një herë, në konferencën e famshme me zyrtarët e tij të lartë, ndër të cilët Rommeli dhe Von Rudstedi, dy bosët e frontit perëndimor. Ai vetëm u bërtiti atyre, nuk tha asgjë tjetër”, tha Eric Trinon, anëtar i ASW2.

Në një hapësirë tjetër gjendej qendra më e madhe gjermane e transmetimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zyrtarët lokalë kishin menduar njëherë të bënin biznes me të, por kishte kundërshti dhe projekti u braktis.

Sipas tyre, thjesht emri i Hitlerit i bën shumë njerëz që të largohen. Sidoqoftë, për NATO-n nuk ka probleme: nga viti 1952 deri në vitin 1956, ajo instaloi atje një postë komande me 1.500 njerëz.

Gjatë krizës kubane, atje u vendosën madje zyrat qendrore. Ushtria franceze rimori kontrollin nga viti 1968 deri në vitin 1995, për të trajnuar komandot. Në vitin 2000, vendi më në fund iu shit komuniteteve. Bunkeri u mbulua nga bimësia dhe u desh shumë punë për ta nxjerrë sërish në dritë.

Top Channel