Berisha: Problem i Kosovës janë gabimet e Qeverisë Kurti, po udhëhiqemi nga të padijshëm e populist

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shumë kritika për qeverisjen Kurti.

Ai në një përgjigje për Front Online ka thënë që problem janë edhe gabimet politike, që sipas tij po bën Qeveria Kurti.

“Është edhe një problem tjetër për sigurinë nuk janë vetëm mjetet apo buxheti. Është koha e humbur. Problem tjetër është gabimet politike të kësaj Qeverie, humbja e hapit. Nuk dua të mendoj se Kosova në zhvillimet e së ardhmes të llogaritet si dëm kolateral në hartën gjeostrategjike”, u shpreh ai për Front Online.

Berisha thotë se Kosova po udhëhiqet nga populist e të padijshëm, për këtë arsye sipas tij vendi është nën sanksione.

“Kosova sot është pa miq pa përkrahje, nën sanksione të vendosura nga miqtë tonë, të udhëhequr nga të padijshmit dhe populistët”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria është e përkushtuar pë anëtarësimin në NATO.

Arritja e këtij niveli për herë të parë në historinë e re të ushtrisë sonë, tregon se si Qeveri jemi të përkushtuar drejt arritjes së synimit tonë të përbashkët për t’u bërë shtet anëtar në Partneritetin për Paqe, drejt anëtarësimit në NATO. Pra, jemi qeveri e të gjithëve, për të gjithë”, tha Kurti në fillim të mbledhjes.