Besnik Tahiri: Albin, Isa Mustafa nuk ta jep pozitën e presidentit, mos na humb kohë as neve e as vetes

0
230

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar të pa pranueshme zvarritjen e formimit të Qeverisë së re.

Përmes një shkrimi në Facebook, këshilltari i kryeministrit në detyrë, e ka rekomanduar Albin Kurtin që të mos bllokohet formimi i qeverisë për poste.

Ai ka thënë se Kurtin populli e ka votuar për me marrë përgjegjësi, e jo që ta mbajë pezull…

“Po bëhen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende Albin Kurti sillet e pështillet dhe nuk e formon qeverinë. Është e papranueshme, dikush që deri dje ka folur për parime politike, sot për një ministri më shumë a më pak me majt pezull një vend. Albin, Isa Mustafa nuk të jep pozitën e presidentit, kështu që mos na humb kohë as neve e as vetit. Populli të votoi për me marr përgjegjësi jo me e majt ata pezull”, ka shkruar Tahiri.