Besnik Tahiri i AAK-së: Puna e Ligjit për Paga është në terr informativ

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar në Info Magazine, çështjen e Ligjit për Pagat.

Sipas tij ky ligj thuajse është gati, megjithatë ka disa amandamente të cilat duhet të largohen, e më pas të diskutohen me sektore të ndryshme, njofton Klankosova.tv.

”Këto 11 nene ndërlidhen me disa veprime, amandamente. Disa prej nesh e kemi ditë se ka me qenë vështirë me kalu. Ne kemi diskutuar gjatë punën e parashikueshmërisë së pagës së përcaktuar me ligj”.

”Nëse e shohim ligjin, realisht ligji është gati. Këto amandamente duhet të largohen, e më pas duhet të ulen e të diskutohen”.

”Puna e këtij ligji është në terr informativ. Ne nuk kemi informata. Nuk kanë nevojë me u mshef, ose me u mbyll. Kjo është një temë, që kërkon shumë kohë për t’u mishëru me të”.

”Tabelat e financimit, unë e di kush i kanë në ministri zyrtarët. Janë edhe disa zyrtarë të huaj në BE. Një zyre është e cila e ndihmon këtë proces”.

”Nëse kjo ndodhë, besoj se kjo punë kryhet shumë shpejt. E ne duhet të kemi vullnet. Do të ulem kur unë jam personalisht i gatshëm të ulem të punoj. Marrëdhënia e punës për 80 mijë zyrtarë publikë, rregullohet me ligjin e pagave”.