Besoni ose jo – ky vend gjendet në mes të Prishtinës

Ndodhet në një prej rrugëve kryesore të Prishtinës, Eqrem Qabej.

Këtu, në vendin e njohur si “Lokalet e Lesnës”, gjendja që është të jep përshtypjen që nuk mund të jetë në kryeqytet.

Atje, në katin e dytë, mbrapa lokaleve, ka papastërti, bërllog, madje edhe gjëra të rrezikshme.

Madje, kjo pjesë shpesh edhe bëhet cak i zyrtarëve policor.

Kjo, pasi kjo zonë gjithashtu është e njohur edhe për një gjë tjetër, narkomanët.

Këtu, shpeshherë policia ka arrestuar persona që shesin, por edhe përdorin drogë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, për këtë punë të shqetësuar janë edhe banorët që jetojnë afër, të cilët thonë që veçse ndihen të rrezikuar, frikësohen edhe nga ndonjë sëmundje.

Ndërsa, këtu, shpesh nuk kanë munguar as përleshjet.