Biden do të marr pjesë në takimin e Blinken me zyrtarët ukrainas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të takohet edhe me zyrtarë ukrainas përpara se ai të nisët për në Washington.

Ai do të mbaj një takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Asutin dhe homologëve të tyre ukrainas, ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba dhe ministrin e Mbrojtjes Olkessi Reznikov.

Siç shkruan CNN, ky takim vjen pasi Ukraina është ankuar për rezultatet e samitit të NATO-s në këtë javë, samit ky që hodhi poshtë thirrejt e Zelenskyt për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi.

Andriiy Yermak, i cili është shef i shtabit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë Këshillit Atlantik se prisnin më shumë guxim nga ta.

“Ne prisnim më shumë guxim. Ne prisnim disa vendime të guximshme”, është shprehur Yermak në një intervistë të premten, transmeton Klankosova.tv.

Biden këtë të shtunë do të takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda, si dhe me refugjatë ukrainas, përpara se ai të nisët për në Washington.