Biden: E vetmja pandemi që kemi është midis të pa-vaksinuarve

Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se e vetmja pandemi që ekziston është midis personave të pa-vaksinuar.

“Shikoni, pandemia e vetme që kemi është midis të pa-vaksinuarve”, tha Biden të premten, duke përsëritur komentet e bëra më herët gjatë ditës nga Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton AP.

Rastet e COVID-19 janë trefishuar gjatë tri javëve të fundit, derisa numri i të shtruarve në spital dhe vdekjet po rriten mes njerëzve të pa-vaksinuar.

Katër shtete në SHBA me norma të ulëta vaksinimi përbënin 40 për qind të rasteve të reja javën e kaluar, dhe gati gjysma e tyre vinin vetëm nga Florida