Biden rezulton negativ në testin për koronavirus

I nominuari i demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, ka rezultuar negativ në testin për koronavirus që i është nënshtruar sot, ka njoftuar kampanja e tij nëpërmjet një komunikate, raporton agjencia Reuters.

Biden kishte kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se ai po e minimizon rrezikun nga koronavirusi. Ai i ka bërë thirrje Trumpit që të shpërndajë mesazhin e duhur për qytetarët amerikanë, sa i përket maskave dhe distancës sociale. Këto deklarime kanë ardhur pasi Trumpi, që është i infektuar me koronavirus, u ka thënë qytetarëve se nuk kanë se për çfarë të brengosen. Ai madje sot në një postim në Facebook ka thënë se shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi është dukshëm më e ulët se nga gripi sezonal.

Sondazhet po e shohin Bidenin në epërsi karshi Trumpit në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.