Syla: Mendojshin që Kurti e ndreqë Kosovën me një shrafciger

Gazetari Valon Syla ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, karshi Serbisë në dialogun e Kosovës.

Syla duke folur në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Kurti tani po përballet me presion nga ndërkombëtarët, për të cilën ai i kritikonte shumë pushtetarët kur ishte në opozitë. Syla, cilëson se edhe mbështetësit e tij tani e kanë kuptuar se diplomacia nuk është shumë e lehtë dhe duhet përballje me realitetin.

“Por ai tash është ndër saç, sic thotë populli. Po e ndien presionin e amerikanëve. Thaçi i thoshte merri dy-tri këmisha e eja me mua të bëjmë diplomaci. Tash lirisht le t’i merr shtatë këmisha. Po e sheh cka është diplomacia”, tha Syla.

“Mendojshin që Kurti e ndreqë Kosovën me një shrafciger”, shtoi tutje Syla.

Sot pati përballje në Kuvend për qëndrimin e Kosovës në dialogun me Serbimë. Opozita akuzoi Qeverinë se po fut shtetin në një pozitë të vështirë ndaj aleatëve dhe po prish raportet me perëndimorët.