Bilanci tragjik i luftës, mbi 2 mijë të vrarë në Mariupol

Bilanci tragjik i luftës, mbi 2 mijë të vrarë në Mariupol

Në qytetin ukrainas Mariupol këshilli i qytetit thotë se 2 mijë e 187 banorë  deri më tani dihet se janë vrarë.

Mariupol ka qenë nën bombardime pa shërbime dhe furnizime thelbësore, shkraun BBC, transmeton Demokracia.com.

Zyrtarët lokalë thanë se kishte pasur të paktën 22 sulme ruse në qytet gjatë ditës së kaluar.

“Njerëzit janë në një situatë të vështirë prej 12 ditësh. Nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje në qytet. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim me telefon. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”, thuhet në një deklaratë.

Forcat ruse kanë kapur periferinë lindore të qytetit.

Fotot e fundit satelitore tregojnë dëme të mëdha në infrastrukturën rezidenciale dhe civile. /Demokraica.com/