Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen të hënën

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin thotë se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes.

Zyra e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas të dielën, raporton CNN.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.

“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, tha më tej zyra.

Kujtojmë se këto bisedime, të parat prej kur Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, do të mbahen pa parakushte dhe janë rezultat i një bisede telefonike në mes të Zelenskyit dhe presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë zyra e presidentit ukrainas, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ne jemi pajtuar që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, afër Lumit Pripjat”, është thënë përmes një deklarate.

Zelensky ka thënë më herët se nuk do të takohet me delegacionin rus në territorin bjellorus, sepse pushtimi i Rusisë është nisur edhe nga pjesë të Bjellorusisë.

As Rusia, as Bjellorusia nuk kanë lëshuar deklarata për negociata eventuale.