Blerim Latifi tregon se për çfarë pune është krijuar Qeveria Hoti

Blerim Latifi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Qeveria Hoti është krijuar vetëm për administrimin e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi.

Mes tjerash, Latifi tha se nuk paragjykon përmbajtjen e marrëveshjes, sepse ende nuk e di se cila do të jetë ajo.

Postimi i plotë:

Qeveria Hoti është krijuar vetëm për një punë: administrimin e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi!

Thaçi do ta nënshkruaj këtë marrëveshje!

Qeveria Hoti do ta implementoj!

PDK do ta mbështes në Kuvend!

VV do të protestoj në rrugë!

The end of history!

P.s. Nuk e paragjykoj përmbajtjen e marrëveshjes, sepse ende nuk e di cila do të jetë ajo! Hipotezat dhe parashikimet e deritanishme mbetet për t’u testuar!