Blinken: Shqipëria, shtet aleat i ShBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për mikpritjen që i ka bërë sot.

Ai, në konferencë për media gjatë vizitës në Tiranë, ka theksuar se Shqipëria vazhdon të jetë një 10 shtetet që kontribuon më së shumti për të ndihmuar Ukrainën.

“Si aleat kyç i NATO-së, ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë, ne kemi folur për disa gjëra shumë të rëndësishme për punën tonë sa bashku për Ukrainën nga sulmet e Rusisë”.

“Shqipëria që nga dita e parë ka qenë një shtet mbështetës për Ukrainën, ka ngritur dorën për ta ndihmuar, ka qenë një nga vendet e para që ka dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë, është njëra nga dhjetë shtetet kontribuese për Ukrainën që nga fillimi”, ka thënë Blinken.