Blloku B1 jashtë operimit, KEK-u jep sqarime

Njësia B-1 e Termocentralit B është ndaluar nga operimi më 4 janar pas mesnate.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli, i cili ka thënë se ndalja nga operimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.

“Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë, të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, ka thënë Bucolli.

Kujtojmë se remonti në njësinë B-1 të Termocentralit B kishte filluar gjatë verës, ku kishte përfshirë punimet në mullinj, ato në kazan, pompat termike, kondenzatorët, rezervarët e ujit, pompat furnizuese, në filtra e seperatorët e ujit.