‘Bojna Dasëm’ vjen përplot ritëm nga Lendita Selimi dhe Arbër Mavraj

Këngëtarët Lendita Selimi dhe Arbër Mavraj publikojnë hitin “Bojna Dasëm”, shkruan Fokusi.info.

Këngëtarët Lendita Selimi dhe Arbër Mavraj kanë mbledhur forcat për një bashkëpunim.

Mbrëmjen e sotme, ata publikuan këngën e tyre më të re me titull “Bojna Dasëm”.

Kënga është e zhanrit popullor, gjersa për muzikën dhe vargjet e tekstit është kujdesur per muziken dhe orkestrimin producenti Blerim Haziri dhe vargjet e tekstit Blerim Haziri,Redon Sylevica dhe Flakron Voca.

“Bojna Dasëm” e realizuar edhe me një klip, në të cilin dyshja shfaqen mjaft të veçantë dhe me stil.

Ana vizuale i është besuar, produksionit Dream Films Production në Prishtinë.