Atletiko Madrid ka mposhtur Juventusin (Video)

Atletico Madrid ka shënuar fitoren të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Juventusin.
Skuadra e Diego Simeone, ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë ndaj Juventusit, me rezultat bindës 2:0 në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’.
Të dy golat e kësaj ndeshje erdhën në pjesën e dytë, me Atletico Madridin që shihej skuadre më kërkuese.
Ndeshja ndryshoi në minutën e 60’, me inkuadrimin e Alvaro Moratas në lojë, i cili zëvendësoi Diego Costan.
Morata arriti që në minutën e 71’ të shënonte me kokë, gol ky i anuluar nga VAR.
Por, Atletico nuk ndali përpjekjet, dhe në minutën e 78’, nëpërmjet Gimenez shënoi për 1:0.
Pesë minuta më bonë, vendasit dyfishuan epërsinë, kur Diego Godin shënoi për 2:0, pas një tollovie në zonën e Juventusit.
Me epërsi 2:0, Atletico Madrid ka një epërsi të konsiderueshme para ndeshjes së kthimit që pas tre jave luhet në Torino.

https://www.youtube.com/watch?v=uE0t1bWqeFQ