Borë “deri në gju” në Bajgorë të Mitrovicës (foto)

Fshati Bajgorë i Mitrovicës është mbuluar mbrëmë me borë.

Madje, raportohet se rrugët e këtij vendi rural janë bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

Ndryshe, sinoptikët kanë paralajmëruar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me bore, transmeton Indeksonline

Sipas tyre, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.