Borrelli i zhgënjyer në njëvjetorin e Ohrit: Do t’i bëjmë presion Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është shfaqur i zhgënjyer të hënën nga Brukseli me Kosovën dhe Serbinë.

Duke folur për njëvjetorin e arritjes së pajtueshmërisë mes dy vendeve, që në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars 2023, u pajtuan për Aneksin e Zbatimit, të ujdisë të cilën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pajtuan më 27 shkurt, para një viti në Bruksel.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha fluturon dhe tashmë u mbushën një vit nga kur ne arritën një ujdi mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim drejtë normalizimit. Fatkeqësisht, përkundër mbështetjes se vazhdueshme të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova, kanë arritur përparim shumë të limituar”, tha Borrell, para gazetarëve në nisje të punimeve të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, që mbahet sot në Bruksel, njofton Klankosova.tv.

Borrell, theksoi se “presioni ndërkombëtar” për dy vendet ballkanase do të rritet.

“Së shpejti do të ndodh këtu në Bruksel, një takim i ri në mes të kryenegociatorëve. Dhe mua më vjen shumë keq që kjo marrëveshje- që ishte fort e zorshme për t’u arritur, nuk është zbatuar. Ne do vazhdojmë të bëjmë presion te të dyja palët, në mënyrë që të ecet përpara. Por një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë ashtu siç unë kam pritur të ishte”,shtoi kryediplomati evropian.