Raporti i D4D: Vetëvendosje më së shumti shkelje në rrjetet sociale gjatë fushatës, pasojnë AAK e LDK

Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti shkelje gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 27 për qind e PDK me 17 për qind.

Kjo u bë e ditur në raportin “Monitorimi i deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021”, të lansuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim.Drejtoresha Ekzekutive e Institutit Demokracia për Zhvillim (D4D), Rezarta Krasniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë partia politike më e shënjestruar sa i përket shkeljeve me 67 për qind.

“Në raundin e parë dhe të dytë kemi angazhuar 11 monitorues. Kemi arritur që t’i analizojmë mbi 6000 artikuj. Sa i përket partive politike VV me 67 për qind është partia më e shenjëstruar, AAK me 27 për qind, LDK me 11 për qind ndërsa PDK me vetëm 6 për qind. Është përqindja më e lartë e shprehjes së urrejtjes së grave kandidate. Kemi hasur në tituj të ekzagjeruar në shtrembërim të deklaratave. Përdorimi i rrjeteve sociale gjatë fushatës ka qenë shumë i madh”, tha ajo.

Mark Baskin, nga Qendra për Dialog Humanitar, e cilësoi projektin e D4D si shumë të rëndësishëm për Kosovën. Ai tha se një nga fushat që kanë qenë të interesuar, janë konfliktet digjitale.

“Vitet e fundit kemi qenë të interesuar të punojmë edhe në Kosovë. Është projekt shumë i vlefshëm sepse është i rëndësishëm edhe për Kosovën. Ky pilotim është hap i rëndësishëm jo vetëm këtu por edhe në suaza globale”, tha ai.

E Allen Meta nga Insituti Demokraci për Zhvillim tha se kanë monitoruar dy raundet e zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës. Ai tha se shkeljet më së shumti janë bërë në rrjetin social Facebook, ku edhe në këto shkelje prin Vetëvendosje.

“Ky pilot projekt në bazë të dhënave ka treguar një sukses i cili është prej të parëve në këtë fushë. D4D do të vazhdojmë me tentu që ta ulë diskursin toksik që ka filluar të rritet. KQZ mund të jenë kontributdhënës për këtë diskurs. Bashkërisht kemi vendosur që është në të mirën e qytetarëve të fillohet një projekt i tillë dhe kemi vendosur që të përpilojmë një kod të mirësjelljes. Një organizim tjetër është bërë nënshkrimi i deklaratave të mirësjelljes. Është nevojitur trajnim për këtë projekt. Ne kemi angazhuar monitorues për këtë proces”, tha ai.

“Është monitoruar raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjeve dhe kemi bërë shtrirje të madhe për këtë monitorim. 38 komuna të Kosovës janë monitoruar. 198 shkelje kemi gjetur në rrjetet sociale. Rrjeti social Facebook janë bërë 76 për qind të shkeljeve. Partitë më të shënjestruara kanë qenë VV, me më shumë shkelje 32 për qind, ku 34 për qind të shkeljeve janë bërë gjatë transmetimit në medie. Natyra e shkeljeve gjatë kësaj periudhe të zgjedhjeve ka qenë gjuha e urrejtjes në 62 për qind të rasteve. Ka pasur raste kur është përdorur tentim i qëllimshëm i dezinformomit të qytetarëve”, u shpreh Meta.

“8 për qind e grave kandidate kanë qenë më të atakuar për gjuhë të urrejtjes. Mediat e ndryshme ka qenë referimet që janë bërë kryeministrit Kurti gjatë periudhës së krizës së raundit të parë në veri duke quajtur psikopat”, tha Meta, duke shtuar se lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes në mediat sociale në Kosovë janë problematike.